Lajme

Ragmi Mustafa do të jetë kryetar i Preshevës vetëm 41 ditë

I preferuari per organin e perkohshem ishte kryetari i PDSH-se, Ragmi Mustafa, i cili u zgjodh nga qeveria e Serbise dhe u emerua nga Ivica Daciq.

Në organin e Përkohshëm, përveç Mustafës, janë edhe Tefik Bajrami nga PDSH, kryetari i Lëvizjes për Reforma Sami Salihu, Shkembim Veliu nga Partia për Veprim Demokratik dhe Branko Trajkoviq nga SNS.

Vetem Sami Salihu eshte distancuar dhe ka dalur me deklarate publike se nuk do te marre pjese ne kete organ deri ne zgjedhjet e ardhshme.

Ragmi Mustafa do te jete ne krye te organit vetem per 41 dite ose deri me 2 qershor 2024, kur edhe pritet te mbahen zgjedhjet per vitin 2024 ne komunen e Presheves.

Zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Preshevë u mbajtën në mars të vitit 2022.

Related Articles

Back to top button