Lajme

Sami Salihu distancohet nga organi i përkohshëm, thotë se Ragmi Mustafa u bë vegël qorre e Beogradit

“ZAHVALNICA” me Mirënjohje!
Pas një vendimi arbitrar të miratuar nga pushteti në Beograd, mbi shkrirjen e pushtetit komunal në komunën e Preshevës dhe krijimin e një organi të përkohshëm autoritar dhe jogjithpërfshirës por selektiv, deri në zgjedhje, shprehim indinjatën tonë dhe mospjesmarjen në këtë organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja.

Shpërfillja dhe arbitrariteti ndaj përfaqsuesve të shqiptarëve dhe organeve drejtuese të tyre në Luginë, që për fat të keq është një frymë tashmë e instaluar dhe e konsoliduar në dekada, nuk mund të legjitimohet me pjesëmarrjen në organin e përkohshëm. Për më tepër kjo pamundësohet kur shohim se në krye të ketij organi të përkohshëm vihet një njeri i tillë si Ragmi Mustafa, që nuk është gjë tjetër veçse një qenie e etur për pushtet dhe i gatshëm për të shkelur mbi çdokend dhe gjithçka për këtë pushtet, duke u bërë një vegël qorre e Beogradit.

Në situatën e krijuar dhe kur nga zgjedhjet e ardhshme na ndajne veçse një muaj, cdo minutë, çdo përpjekje dhe të gjitha energjitë tona do të shpenzohen për tu mobilizuar që në zgjedhje të ofrojmë zgjidhje afatgjata dhe në menyrë absolute në favor të çështjes e në të mirë të komunës së Preshevës!

Related Articles

Back to top button