SHBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i gjetur sulmuesit e Banjskës
Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood ka deklaruar se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.
“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiç. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai.
Wood foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh. Përfaqësuesi i ShBA-së tha se e sheh këtë si kërcënim për serbët që duan të integrohen në jetën publike në Kosovë
“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi, përfshirë edhe serbët që shërbejnë në Policinë e Kosovës”, tha Wood.