LajmeOpinione

A e hanë Preshevarët?

Shkruan: Shaqir Shaqiri
Në Preshevë kam shumë miq dhe shokë. Kam bashkëveprimtar të ilegales patriotike shqiptare, bashkë partiak të PDSH-së si dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së.
Në fillim të vitit 2024, zgjedha një nga këta bashke partiakët e dikurshëm të mi dhe bisedova gjerë e gjatë me të. Kërkova nga ai që të mos e lejojnë shpërbërjen e kuvendit komunal të Preshevës duke kërkuar që të lejohet Shqiprimi të qeverisë deri në fund të mandatit të tij. Gjithnjë duke i thënë se, nëse Shqiprimi është e keqja, e keqja do të ikte bashkë me Shqiprimin në fund të mandatit të tij.
Por, ky bashkë partiaku im, si duke kishte pasur ca hatërmbetje dhe gjëra personale me Shqipërimin apo njerëzit e tij dhe nuk më dëgjoi por bashkë me kolegët e tij kuvendar të kuvendit komunal, i dhanë një mundësi vendimtare Serbisë që të shpërbëjë kuvendin (edhe pse nuk ishte hera e parë) dhe përmes qarqeve të errëta të saj të sjellin organin e dhunshëm në kuvendin komunal të Preshevës në krye me Ragmi Mustafën. Imazh i keq për PDSH-në besa edhe për Preshevën, pse jo edhe për një pjesë timen që në besë ua lash preshevarëve. Ky bashkëpartiaku im shpërfaqte mendësinë e gjithë kuvendarëve tjerë.
Ç’është e vërteta, Shqiprimi i Preshevës kishte shumë kritika kundër Albinit si element përçarës, si element anti UÇK-së (edhe pse Shqiprimi nuk kishte as më të voglin atribut për të mbrojtur UÇK-në), e kritikonte dhe adresonte në adresë të Albinit fajtorin kryesor për keqpërdorimin e dy (2) milion eurove të dërguara e shpërndara në kompani klienteliste pvdiste në Preshevë e Bujanoc, dhe kështu kishte krijuar një distancë që nuk arrinte dot qasjen me Albinin.
Në anën tjetër, Ragmiu i PDSH-së, Ardita e PVD-së, Naseri i UD-së, Samiu i FR-së, Shqiprimi i LPD-së, Iliri i Aleancës së Preshevës, Armendi … i rrinin te këmbët Albinit, e sidomos në zgjedhjet parlamentare të Serbisë në dhjetorin e vitit 2023.
Nëse merret parasysh se në shtator të vitit 2022 Ardita Sinani e PVD-së ishte emëruar këshilltare e Albin kryeministrit, në gusht të vitit 2023 Ragmi Mustafi i PVD-së emërohet këshilltar i Bislim zëvendëskryeministrit, atëherë shtrohet pyetja se cili ishte objektivi i lojës së Albin kryeministrit?! Të gjithë këta emra, që në dhjetor të vitit 2023 i rrinin te këmbët Albinit, ai i përdorte si mekanizëm për të arritur objektin e tij “fisnik” dërgimin e Shaip Kamberit në parlamentin serb dhe në këtë mënyrë të jap një kontribut “modest” në demokratizimin e Vuçiqit dhe shtetit serb, e në veçanti demokratizimin e pushtetit serb në raport me dhunën e ushtruar në Luginën e Preshevës. Preshevarët që i rrinin te këmbët, ia mbanin ison.
Në kohën e fushatës zgjedhore në Luginën e Preshevës maj 2024, ku po garohet për zgjedhjet lokale, Albin kryeministri ka dërguan miniemisarët e tij në Luginë për të përkrahur Arditën e PVD-së së Preshevës dhe Ragmiun e PVD-së së Bujanocit. Partitë tjera, lecka të ndrydhura.
Thjeshtë, ku mbeti Ragmiu i PDSH-së, Samiu i FR-së, Naseri i UD-së, Shqiprimi i LPD-së, Iliri i Aleancës? Për kë po punon Albin kryeministri? Kujt ja “pshteti” e kë po e mbështetë kësaj radhe Albin kryeministri. Dilema është se a e hanë preshevarët karremin e Albinit, apo jo?!

Related Articles

Back to top button