Arifi: Ragmi Mustafa ndaloi projektin e financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shprehur kritika për kryetarin aktual të komunës, Ragmi Mustafën.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi thotë se Ragmi Mustafa sapo ka marrë postin, ka ndaluar një projekt të financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle në një fshat të komunës së Preshevës.
Sipas tij kjo është bërë me urdhër të Beogradit dhe thotë se është “kapje e qartë e Preshevës nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç”.
POSTIMI I PLOTË:
Beogradi ndalon projektin e Tiranës
Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.
Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!
Ditë të rënda po vijnë.