Lajme
Çadrën me vete! Rikthehen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot me alternime vranësira e kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.
Momentalisht mot me vranësira me temperaturë 17°C.
Era lindore po fryn me shpejtësi 6 km/h. Lagështia e ajrit është 94%. Mbulesa e reve është 72%, me një indeks UV prej 4 dhe një presion ajri prej 1014 mbar. Dukshmëria është 10 km.