Lajme
Çmimet e reja të karburanteve

Kanë mbërritur çmimet e reja të karburanteve, që nga ora 15:00 në pompat e Serbisë, një litër eurodizel do të kushtojë 201 dinarë, ndërsa një litër benzinë Europremium BMB 194 dinarë.
Çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi deri të premten e ardhshme, 31 maj.
Krahasuar me javën e kaluar, nafta ka ruajtur çmimin, ndërsa benzina është bërë më e lirë për dy dinarë.
Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi Rregulloren e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, me qëllim uljen e kostove të larta me të cilat përballen prodhuesit bujqësorë dhe garantimin e realizimit të të gjitha operacioneve të nevojshme agroteknike, thuhet në njoftimin zyrtar.