Lajme

Fitim Adili nga Tërnoci sjell librin e tij të parë “Një bukë për Biznis”

Botimi i një libri është një arritje e jashtëzakonshme që kërkon kohë, përkushtim dhe kreativitet. Është kulminacioni i orëve të panumërta të shpenzuara duke hulumtuar, shkruar dhe rishikuar, dhe kur të publikohet më në fund, është një moment që ia vlen të festohet.

Fitim Adili autori i librit “Një bukë për Biznis” është nga Tërnoci dhe ky është libri i tij i parë të cilën e sjell për të rinjtë që duan të ndërtojnë një brend personal.

Libri ka 5 kapituj, ku në ta mund të gjeni informata të vlefshme në lidhje me brendin personal, komunikimin përmes shkrimit, linqe/ide se si mundeni me gjetë klientë ndërkombtar po gjithashtu nje kapitull për punë remote/freelance.

Libri mund të shërbejë si udhërrëfyes juaj nëse synoni të bëheni një zhvillues biznesi, sipërmarrës (ose sipërmarrës social), aspironi të jeni një udhëheqës komuniteti ose dëshironi të ndërtoni një brend personal.

Librin mund ta gjeni në Librarinë Buzuku dhe Librarinë Artini në Prishtinë, po mund ta porositni edhe online përmes faqeve të tyre në Facebook ose Instagram.

Related Articles

Back to top button