Në kufirin e Preshevës gjendjen Kafka dhe lëkurat e kafshëve të mbrojtura
Doganierët në pikën kufitare të Preshevës më 27 maj 2024, në bashkëpunim me policinë, kanë penguar tentativën për kontrabandim të nëntë kafkave dhe gjashtë lëkurave të llojeve të mbrojtura të dhisë së egër dhe ujkut.
Rasti është zbuluar kur në linjën e kontrollit në hyrje të vendit ka mbërritur një kamion bosh me targa të huaja.
Ndonëse shoferi u tha doganierëve se nuk kishte asgjë për të denoncuar, pasoi një kontroll i detajuar i mjetit.
Në kabinën e kamionit u gjetën paketa me gjithsej nëntë kafka kafshësh nën dhe pas sediljeve: shtatë kafka me brirë dhie dhe dy kafka ujku.
Përveç kafkave, u gjetën edhe gjashtë lëkura të papërpunuara, katër prej të cilave i përkasin dhisë së egër dhe dy të ujqërve.
Zyra për Zbatimin e Konventës CITES të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit konfirmoi se këto janë kafshë që janë në listën e specieve të mbrojtura nga Konventa CITES.
Kujtojmë se për trafikun ndërkufitar të specieve të egra të rrezikuara dhe të mbrojtura, si dhe derivateve të tyre (lëkurat, gëzofi, brirët, kthetrat dhe trofe e suvenire të tjera), përveç dokumentacionit të zakonshëm, nevojitet edhe një leje e veçantë CITES.