Lajme

Në Preshevë heshtja zgjedhore fillon në mesnatë

Heshtja zgjedhore fillon në mesnatë para zgjedhjeve në Beograd dhe zgjedhjeve lokale në Serbi dhe do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit më 2 qershor në orën 20:00.

Gjatë heshtjes zgjedhore, pra 48 orë para votimit dhe në ditën e votimit, ndalohet publikimi i vlerësimit të rezultateve zgjedhore, prezantimi publik i kandidatëve dhe programeve parazgjedhore, si dhe thirrja e votuesve për të votuar për lista të caktuara, përmes mediave dhe në takime publike.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka shpallur zgjedhjet në 66 njësi të vetëqeverisjes lokale, në të njëjtën ditë me zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit të qytetit të Beogradit, si dhe për komunat tjera.

Në jug të Serbisë mbahen zgjedhjet për Kuvendin e qytetit të Nishit dhe komunave të qytetit, në Bujanoc, Preshevë, Surdulicë dhe Bosilegrad.

Related Articles

Back to top button