Lajme
Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkuar në Hagë, për ta vizituar djalin e tyre, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale atje.
Fondacioni “Përkrahje Juridike për Mbrojtjen e Hashim Thaçit” njofton se ata kanë hyrë në takim në orën 13:30 dhe do të qëndrojnë deri në orën 16:00.
“Problemet shëndetësore me të cilat po përballen janë të shumta, por i madh ishte edhe malli për ta takuar djalin e tyre”, thuhet në postimin në Facebook.