Rriten çmimet e frutave dhe perimeve në Maqedoni
Çmimet e ushqimeve u rritën lehtë në prill pasi çmimet më të larta për mishin, vajrat vegjetale dhe drithërat tejkaluan çmimet më të ulëta të sheqerit, qumështit dhe produkteve të qumështit, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (OUB) e Kombeve të Bashkuara.
Indeksi i çmimeve të OUB-së të shportës së produkteve ushqimore bazë në muajin prill u rrit me 0.3 pikë krahasuar me vlerën e rishikuar për muajin mars dhe shënoi mesatarisht 119.1 pikë. Kjo do të thotë se në bazë mujore janë rritur me 0.3%.
Në muajin mars, shporta e produkteve ushqimore bazë u shtrenjtua në baza mujore, për herë të parë që nga shtatori 2023, me 1.2%, tregojnë të dhënat e OUB.
Krahasuar me prillin e kaluar, çmimet janë më të ulëta për 9.6%. Mishi u shtrenjtua në muajin prill në baza mujore, me 1.6% krahasuar me muajin mars, çka është reflektim i çmimeve më të larta të shpendëve, viçit dhe deles.