Lajme

Sami Salihu fton kundërkandidatet në debat televiziv, por asnjëri nuk përgjigjet

Kandidati për kryetar të komunë së Preshevës, Sami Salihu, i ka bërë thirrje publike të gjithë kandidatëve për kryetar të qytetit të dalin të gjithë së bashku, për tu ballafaquar në një debat publik.

Salihu i thotë se qytetarët meritojnë të shikojnë dhe dëgjojnë planet, programet e juaja.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, sonte jam për t’ju drejtuar me një ftesë. Në fakt, ftesa ka të bëjë për të gjithë kandidatët për kryetar komune për zgjedhjet e dy qershorit, u mbytën duke folur midis tyre në studio televizive. E në anën tjetër, nuk kanë besim në vetveten të ballafaqohen në debat me kundërkandidatët e tyre.
Mos u frikësoni me dalur në debat. Qytetarët meritojnë të shikojnë dhe të dëgjojnë planet, programet dhe argumentet e gjithë atyre që pretendojnë pozitën e kryetarit. Unë jam gati. Kur të doni? Ku të doni? Në cilën medium që ju do të dëshironi?, bile i bëj ftesë edhe të gjithë gazetarëve ose gazetarët e Komunës së Preshevës të organizojnë një debat të tillë, ku do të kemi mundësi të ballafaqohemi me të gjithë kundërkandidatët.” ka thene Salihu.

Related Articles

Back to top button