Sami Salihu thotë se Ragmi Mustafa e Ardita Sinani janë dështak të njohur, Presheva nuk i do
Nenkryetari i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu e ka quajtur Ragmi Mustafën dhe Ardita Sinanin si dështak në politik.
Përmes një postimi në Facebook, Salihu thotë se Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani po provojnë me e shpëtu veten duke u fshehur prapa të tjerëve.
Sipas tij kjo është bërë me urdhër të Beogradit dhe thotë se është “kapje e qartë e Preshevës nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç”.
POSTIMI I PLOTË:
Drr. Ragmiu e solli PDSH-en e dikurshme të 17 këshilltarëve në 9 me gjasa reale tash ne 5. Ardita e solli PVD-en e dikurshme të 19 këshilltarëve në 6. Si dy dështakë të njohur, sot po provojnë me e shpëtu veten duke u fshehur prapa të tjerëve. Ragmiu me pushtetin e dhuruar nga Daçiqi si dhe Ardita me popullaritetin e Albin Kurtit. Qytetarët e Komunës së Preshevës kanë dëshmuar se duan të tjerë. Ragmiu dhe Ardita nuk janë e ardhmja. Ragmia dhe Ardita janë një, e vërteta e njëjtë. Dështimi i dëshmuar dhe i garantuar.
Vetëm me të paprovuar në udhëheqjen e Komunës jemi në përputhje me vullnetin e popullit. Vetëm me Lëvizjen për Reforma, është koha jonë!