Lajme
Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, Rama publikon pamjet: Do t’ju çojë në jug sa hap e mbyll sytë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga tuneli i Llogarasë.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka njoftuar se punimet për përfundimin e këtij tuneli janë drejt përfundimit, ndërsa shtoi se do të lehtësojë rrugën e turistëve, të cilët do të mbërrijnë në jug të Shqipërisë “sa hap e mbyll sytë”.
“MIirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.