Lajme

33.43% dalja në zgjedhje në Preshevë

Në Preshevë janë mbajtur zgjedhjet lokale, në të cilat të drejtë vote kanë pasur 43457 qytetarë. Në zgjedhjet e 2 qershorit kanë marrur pjesë 7 lista nga të cilat gjashtë janë të partive shqiptare dhe një listë është e komunitetit serb. Qendrat e votimit janë hapur në hapura në orën 07:00 dhe janë mbyllur në orën 20:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Presheva.AL, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Preshevë deri në orën 20:00 është 33.43 për qind.

Rezultatet preleminare e nxjerrin fitues PVD-në me 4080 vota, e dyta renditet PDSH me 3093 vota dhe APN është e treta me 2856 vota, LR ka fituar 2140 vota dhe renditet në vendin e katërtë, rritje të madhe ka pasur Aleanca për Luginën e cila ka zënë vendin e pestë me 1154 vota, UDSH ka fituar 566 vota dhe renditet në vendin e gjashtë dhe të fundit është Lista Serbe me 641 vota.

Related Articles

Back to top button