Lajme
Doli në shtyp libri i parë i autorit nga Tërnoci, Fitim Adili-t, libri “Një bukë për Biznis”
Libri ka 5 kapituj, ku në ta mund të gjeni informata të vlefshme në lidhje me brendin personal, komunikimin përmes shkrimit, linqe/ide se si mundeni me gjetë klientë ndërkombtar po gjithashtu nje kapitull për punë remote/freelance.
Libri mund të shërbejë si udhërrëfyes juaj nëse synoni të bëheni një zhvillues biznesi, sipërmarrës (ose sipërmarrës social), aspironi të jeni një udhëheqës komuniteti ose dëshironi të ndërtoni një brend personal.
Librin mund ta gjeni në Librarinë Buzuku dhe Librarinë Artini në Prishtinë, po mund ta porositni edhe online përmes faqeve të tyre në Facebook ose Instagram.