Lajme

Fillon rivotimi në Leran, gara mes APN-së dhe PDSH-së

Ka filluar rivotimi në njësinë me numër 23 në fshatin Leran.

Kutija e votimit është hapur në ora 07 e mëngjesit dhe do të jetë hapur deri në ora 20:00 në mbrëmje. Sipas KKZ-së vendvotimi në fjalë është hapur në kohë dhe deri në këto momente kanë dalur rreth 70 votues.

Në këtë rivotim pas zgjedhjeve të 2 qershorit, gara bëhet mes PDSH-së dhe APN-së mes të cilave është një garë e ngushtë se cila do të fitojë pas mbylljes se votimeve. Në këtë rivotim APN rrezikon që ta humbas një këshilltarë në ndërkohë që PDSH ta fitoj atë, nëse nuk arrin ta bëjë këtë PDSH rezultati do të jetë i njejtë në numër të këshilltarëve në kuvendin e Preshevës.

Të drejt vote në këtë njësi kanë mbi 1 mijë votues dhe përfshihen dy fshatrat Leran dhe Golemi Doll.

Related Articles

Back to top button