Fronti për Ndryshim del me më së shumti vota në Bujanoc nga partitë shqiptare
Sipas rezultateve të pesë qendrave të votimit ku votojnë shqiptarët, më së shumti vota ka Fronti për Ndryshim opozitar, transmeton portali Folonline.
Koalicioni opozitar, i kryesuar nga Arbër Paiziti dhe Driton Rexhepi, fitoi bindshëm në qendrën e votimit në shkollën Sezai Suroi (59), ku mori 136 vota, ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PVD) në vendin e dytë mori 83 vota.
Fronti për Ndryshim ka më së shumti vota në Mëhallën e Strukarve në Tërnovc të Madh, pastaj në vendvotimin 54 (Komuna) në Bujanoc, në shkollën Naim Frasheri, në fshatrat Çar dhe Zarbincë – gjithsej 540, ndërsa Partia Demokratike e Nagip Arifi ka marrë 435 në këto vende, e treta është Lëvizja për Progres Demokratik 267 dhe e katërta është Partia për Veprim Demokratik 211.
Të dhënat janë nga shtabi zgjedhor i Frontit për Ndryshim.