Lajme
Në fshatin Çukarkë vendoset kryqi i lartë 12 metra
Në fshatin Çukarkë të komunës së Preshevës, në festën e Shën Trinisë, besimtarët nga kisha e komunës së Preshevës janë mbledhur për vendosjen e kryqit. Themeli për këtë kryq është siguruar nga Stacioni Veterinar nga Bujanoci, ndërsa krijuesi fillestar i kryqit ishte Marko Stojakoviq – Macor.
Kryqi u bë nga kontributet e besimtarëve të cilët mblodhën rreth 290.000 dinarë.
Kryqi është 12 metra i lartë dhe shihet nga autostrada drejt Shkupit.
Fshati Çukarkë, i vendosur në kufi me Maqedoninë, është një fshat multietnik që banorë janë shqiptarët dhe serbët.