Preshevë: KKZ shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 2 qershorit
Komisioni Komunal Zgjedhor shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 2 qershorit, pas rivotimit qe u mbajt me 13 qershor ne njesine numer 23 ne fshatin Leran. Keshtu duke nderruar rezultatet perfundimtare te ketyre zgjedhjeve PDSH siguroi votat emjaftueshme dhe e morri keshilltarin e 9-të ne kuvendin e Presheves.
Rezultateve perfundimtare nga KKZ jane si me poshte:
Numri i vendvotimeve tё caktuara: 37
Numri i votuesve te regjistruar nё listat zgjedhore: 43456
Numri i votuesve qё kane dale ne zgjedhje: 14910
Numri i votuesve qё kane votuar: 14910
Numri i fletevotimeve te pavlefshme: 262
Numri i fletevotimeve te vlefshme:14648
Ndërsa ky eshte numri i votave dhe mandateve qe ka fituar çdo liste zgjedhore:
1. LR – 2172 vota ose 6 ulse ne kuvend
2. UDSH – 563 vota ose 1 ulse ne kuvend
3. PVD – 4071 vota ose 11 ulse ne kuvend
4. GQ Aleanca – 1115 vota ose 3 ulse ne kuvend
5. APN – 2825 vota ose 7 ulse ne kuvend
6. PDSH – 3245 vota ose 9 ulse ne kuvend
7. Lista Serbe – 657 vota ose 1 ulse ne kuvend