Lajme

PVD dhe PDSH nuk guxojnë ta formojnë koalicionin qeverisës me këshilltarët e vet, kërkojnë stabilitet tek Aleanca

Edhe pse gjithcka ka përfunduar nga rivotimi në fshatin Leran dhe është arritur shumica që mund të formohet qeverisja lokale mes PVD-së dhe PDSH-së, ende nuk ka asgjë zyrtare.

Sic mësohet jozyrtarisht ka pasur disa takime mes PDSH-së dhe PVD-së por nuk kanë arritur të lidhin marrëveshje për qeverisje lokale me 20 këshilltarë.

Pas rivotimit në Leran PDSH do ti ketë 9 ulëse ne kuvendin e Preshevës dhe PVD do ti ketë 11, numra këta që e formojnë shumicën për ta qeverisur Preshevën për 4 vite të ardhshme. Por si duket kjo marrëveshje nuk po arrihet ose PVD dhe PDSH nuk i beson këshilltarëve të vet që do ti qëndrojnë besnik për cdo seance që do të mbahet. Sic mësohet jo zyrtarisht brenda kësaj jave do të takohen PVD – PDSH dhe ALEANCA për të biseduar për pushtetin e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button