Shaqiri: Dështon transferi nga ministria e financave në komunën e Preshevës, arsyeja keqmenaxhimi që u bë për 1 muaj
Almin Shaqiri nga APN ka reaguar permes nje shkrimi ne rrjetin social facebook, duke njoftuar qytetaret se sot me date 25 do te duhej te ekzekutohet transferi ne llogarine e komunes se Presheves, por fatekeqesisht kjo nuk ka ndodhe. Sipas Shaqirit arsyet tashme dihen dhe eshte keqmenaxhimi qe organi i perkohshem ne Presheve ka bere per nje periudhe te shkurt.
Postimi i tij i plote:
Sot është data 25 qershor, e që rregullisht në çdo 25 të çdo muaji ekzekutohet transferi nga ministria e financave tek komuna e Preshevës, por kësaj radhe është ndryshe, ai nuk ekzekutohet!
Arsyet janë të shumta, por njëra nga më të rëndat është keqmenaxhimi i komunës së Preshevës përmes organit të dhunshëm gjatë zgjedhjeve të 2 qershorit, e që kjo e bën të bllokohet llogaria e komunës, e që automatikisht e bën komunën jo funksionale nga ana buxhetore!
Të gjitha institucionet që janë nën ombrellën e komunës nuk mund të kryejnë shërbimet e tyre, e sidomos punëtorët nuk mund të marrin pagat e tyre në fund të muajit, pra qytetar të nderuar kjo është udhëheqja e organit të dhunshëm, që u emërua me një sms në viber dhe ora 23:00 të natës!