Lajme
Zgjedhjet në Preshevë, gjithçka po shkon në rregull deri në orën 09 votuan 1,456 qytetarë
Nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal.
Deri në orën 09:00 në Preshevë kanë votuar 1 mijë e 456 qytetarë, apo 3.5 për qind.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Alban Mehmeti ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote është 43 mijë e 450.
Mehmeti deklaroi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Deri më tani, sipas tij, i gjithë procesi është duke u realizuar me rregulla.