Lajme

12.2 kg marihuanë kapen në kufirin e Preshevës

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Policisë në Vranjë kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 12,2 kilogramë lëndë bimore e dyshuar si marihuanë dhe kanë arrestuar H. D. (39) nga rajoni i Preshevës, për shkak të ekzistimit të bazës për dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar në treg të narkotikëve si bashkëpunëtor.

Siç ka njoftuar MPB-ja, policia ka inspektuar “kamionin” me targa kroate, të cilin i dyshuari dhe një person tjetër i kërkuar kanë hyrë në Serbi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në kargo dhe kabinën e veturës kanë gjetur disa pako me rreth 12.2 kilogramë lëndë bimore që dyshohet se është marihuanë.

Related Articles

Back to top button