Lajme
Agim Sabedini zgjidhet kryetar i kuvendit komunal
Keshilltari nga rradhet e PDSH-së Agim Sabedini në shumicen e re është zgjedhur kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.
Në vazhdimin e seancës konstituive të mbajtur sot, shumica e re e kuvendit të Preshevës ka vendosur për votimin e kryetarit te kuvendit komunal dhe pas votimit, Agim Sabedini mori 24 vota ‘pro’, duke u zgjedhur si kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.
Seanca konstituive ka vazhduar me zgjedhjen e zv.kryetarit nga rradhet e PVD-se, Shpetim Haliti, ndersa per sekretar te kuvendit eshte zgjedhur Valon Selimi si dhe zv.sekretar Enver Aliu.