Edhe 4 ditë nëse nuk thirret seanca konstituive Presheva shkon në zgjedhje të reja
Seanca konstituive e kuvendit te Presheves, duhet te mbahet deri me 21 korrik edhe pse ende nuk ka marreveshje per koalicion mes asnjeres parti politike.
Afati ligjor per mbajtjen e seances konstituive eshte 30 dite nga dita e certifikimit te rezultateve te zgjedhjeve, e qe ne Presheve jane certifikuar me date 17 qershor pas rivotimit ne fshatin Leran.
Deri me tash nuk eshte bere asnje marreveshje per qeverisjen 4 vjecare, partia e pare fituese PVD ka pasur takime me PDSH-në por keto takime jane mbyllur pa rezultat. Nderkohe PDSH ka filluar takimin me LR-ne dhe APN-ne por pa ndonje rezultat. Sic mesohet jo zyrtarisht nyja qe nuk po mund te arrijne marreveshje eshte pozita e kryetarit te komunes, e qe dy partneret PVD dhe PDSH nuk po mund te japin kete njera tjetres.
Nese nuk mbahet seanca konstituive deri me date 21 korrik vendi shkon ne zgjedhje te reja.