Lajme

Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për koalicion mes PDSH-LR-APN

Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për koalicion mes PDSH-së, APN-së dhe LR-së. Edhe pse bisedimet filluan para 1 jave ende nuk eshte arritur marreveshja finale.

Këtë e tha sot Sami Salihu duke publikuar nje postim ne rrjetin social facebook per qytetaret e Presheves.

“Qytetarë te nderuar,
Ju njoftoj se jemi ne permbyllje te procesit te negociatave te ftuara nga PDSH per themelimin e institucioneve te reja komunale. Marreveshje nuk kemi ende.
Sic kemi njoftuar, Levizja per Reforma konsideron se interes i qytetareve eshte themelimi i institucioneve te reja dhe jo zgjedhje te reja.
Pra, Lëvizja per Reforma, pavaresisht se ne cilen pozite do te perfundoje ne kete proces, pozite ose opozite, angazhohet per institucione te reja.
Nuk kemi shume kohe sipas afateve ligjore.” ka shkruar Salihu.

Ishte PDSH e cila i ftoi LR-ne dhe APN-ne per takim konsultativ pasi bisedimet me PVD-ne i shkuan huq.

Related Articles

Back to top button