LR i përgjigjet ftesës së PDSH-së për bisedime, takimi ndodh nesër
Sami Salihu ka reaguar pas ftesës që PDSH i ka bërë Levizjes per Reforma, për takim për bisedime rreth formimit të qeverisë së re.
Siç thuhet ne nje njoftim per media takimi mbahet neser dite e enjte dhe ende nuk dihet se si do perfundoje ky takim.
“Sot, në mbledhjen e saj të Kryesisë, Lëvizja për Reforma, ka shqyrtuar gjendjen aktuale politike në Luginën e Preshevës.
Anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv të Lëvizjes për Reforma kanë bashkëbiseduar edhe rreth procesit paszgjedhor në Komunën e Preshevës, që mbetet i bllokuar si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja lokale.
Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, e rrjedhimisht për nevojën e funksionalitetit institucional, Kryesia e Lëvizjes për Reforma ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike Shqiptare, për takim konsultativ të enjten, në lidhje me mundësinë e themelimit të institucioneve të reja të pushtetit lokal në Komunën e Preshevës.
Në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, Lëvizja për Reforma do të vazhdojë ta njoftojë opinionin publik për çdo veprim të saj, në lidhje me procesin paszgjedhor dhe me bisedimet ndërpartiake ku ajo është e përfshirë, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira dhe demokratike të 2 qershorit 2024, zotimet tona parazgjedhore dhe qëndrimin aktual se zgjedhjet e reja lokale nuk janë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Preshevës.” thuhet ne njoftimin e LR-se.
Kujtome se LR eshte partia e vetme ne Presheve e cila ka publikuar ftesen per takim para qytetareve te Presheves, nderkohe qe partite tjera kane pasur takime te fshehura dhe asnjera nuk ka njoftuar elektoratin e tyre per takimet per formimin e koalicionit.
Nese nuk mbahet seanca konstituive deri me 21 korrik vendi shkon perseri ne zgjedhje.