Marrëveshje apo mosmarrëveshje?
Partia per Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptate nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës andaj seanca e parë konstituive e Kuvendit të Preshevës, i gjen ato pa një marrëveshje për qeverisje të përbashkët.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shpejta, pasi të dyja partitë disa herë janë takuar për të negociuar dhe me raste janë shprehur optimiste për arritje te pajtueshmërisë. Bile edhe gjate nenshkrimit te marreveshjes u shfaqen te buzeqeshur dhe te lumture, madje Ardita Sinani kete marreveshje e quajti historike. Por me fillimin e seances konstituive PDSH shfaqi qendrimet e veta se nuk voton njerez nga partite tjera qe nuk jane pjese e dokumentit te nenshkruar.
Mosmarreveshja filloje nje dite pas nenshkrimit te marreveshjes, pasi qe PVD kishte propozuar per zv.kryetar te kuvendit nje keshilltare mga rradhet e Aleances per Luginen e qe PDSH sipas marreveshjes qe kishte nenshkruar nuk e pranonte nje emer nga partite jashte dokumentit te nenshkruar.
Pasi u ndane mandatet ne seancen konstituive seance u shty qe te vazhdohet me date 30 korrik 2024.