Lajme

Nga sot pikë pagesa rrugore Beograd – Preshevë kushton 16€

Tarifa nga Beogradi në Bujanoc do të kushtojë 1.790 dinarë (ishte 1620 dinarë) ndërsa Beograd-Preshevë do të kushtojë 1.890 dinarë (ishte 1.720).

Çmimet janë rritur për rreth 10 për qind, kështu që nga e mërkura tarifa nga Beogradi në Shid do të kushtojë 500 dinarë, nga Obrenovci në Preljina 560 dinarë, nga Beogradi në Suboticë 800 dinarë, nga Beogradi në Nish 1,130 dinarë, nga Beogradi në Dimitrovgrad 1,670 dinarë. Sipas kursit të këmbimit 1 euro është 116 dinarë.

Nga kjo rritje do të përfitojnë një ulje prej 10 %, pronarët e makinave EURO 6, por ata që kanë kartelat elektronike të pagesës.

Related Articles

Back to top button