PDSH fton në takim LR-në për takim konsultativ për të formuar koalicionin
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa e ka ftuar Levizjen per Reforma – LR per takim konsultativ ne lidhje me koalicionin qeverises.
Lajmi u bë i ditur nga vetë LR, duke postuar ftesen ne rrjetin social facebook si dhe eshte njoftuar se LR do ta shqyrtoj me kryesinë e vet se a do te prezantoje ne kete takim.
“Në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, njoftojmë opinionin se sot, Lëvizja për Reforma, ka pranuar ftesë nga Partia Demokratike Shqiptare, për takim konsultativ të enjten, në lidhje me mundësinë e themelimit të institucioneve të reja të pushtetit lokal në Komunën e Preshevës.” thuhet ne postimin e LR-së.
Lidhur me këtë ftesë dhe procesin paszgjedhor në komunën tonë, Lëvizja për Reforma do të diskutoj nesër në mbledhjen e Kryesisë së saj.