Lajme

Presheva shkon në zgjedhje të reja nëse deri më 21 korrik nuk thirret seanca konstituive

Seanca konstituive e kuvendit te Presheves, duhet te mbahet deri me 21 korrik edhe pse ende nuk ka marreveshje per koalicion mes asnjeres parti politike.

Afati ligjor per mbajtjen e seances konstituive eshte 30 dite nga dita e certifikimit te rezultateve te zgjedhjeve, e qe ne Presheve jane certifikuar me date 17 qershor pas rivotimit ne fshatin Leran.

Deri me tash nuk eshte bere asnje marreveshje koalicionere per qeverisjen 4 vjecare, partia e pare fituese PVD ka pasur takime me PDSH-në por keto takime jane mbyllur pa rezultat. Nderkohe per sot PDSH ka ftuar ne nje takim konsultativ LR-ne per formimim e institucioneve ne Presheve.

Nese nuk mbahet seanca konstituive deri me date 21 korrik vendi shkon ne zgjedhje te reja.

Related Articles

Back to top button