PVD – PDSH zgjerojnë koalicionin gjejnë stabilitet tek UDSH
PVD dhe PDSH kane lidhur marreveshje koalicioni me UDSH-ne te Naser Azirit, i cili ka vetem nje ulse ne kuvendi e Presheves.
Sipas njoftimit per media koalicioni mes PVD-se dhe PDSH-se ka shkruar aneks marreveshjen per bashkeqeverisje me UDSH-ne, ne nderkohe eshte perjashtuar nga ky koalicion Aleanca per Luginen.
Ne aneks marreveshje perseri sqarohet se PVD-se do ti takoje pozita e kryetarit te komunes ne mandat 4 vjecar, ndersa kuvendin e Presheves do ta udheheq PDSH, ne kete paraqite per media nuk dihet se cka i eshte afruar UDSH-se ne kembim qe te mbeshtes kete qeverisje.
Kujtojme se Naser Aziri i cili i eshte bashku ketij koalicioni ne perfundim te seances konstituive dite me pare tha se PVD dhe PDSH po e dergojne vendin ne zgjedhje duke shtyer seancen per disa dite. Seanca konstituive do te vazhdoje me pune me 30 korrik kur dhe do te votohen kryetari i kuvendit, zv. kryetari dhe sekretari si dhe pozicionet tjera.