Lajme

Qeveria e Kosovës ndan mbi 731 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 212-të ka miratuar kërkesën (vendimin) e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Me kete vendim te Qeverise se Kosoves për ndarjen e mjeteve për përkrahje të Luginës së Preshevës do te perfitojne 1234 familje shqiptare.

Kryetari i KNSH Nevzad Lutfiu ka faleminderuar kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për ndarjen e bursave dhe familjet në Luginë të Preshevës.

Shuma prej 731.916,oo euro do të ndahet si më poshtë:
500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë.
600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8.
700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10.
500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur).

Related Articles

Back to top button