Lajme

Shqiptarët në Bujanoc fitojnë 65% përqind pozitat në pushtetin lokal

Siç raporton FOLonline, fituesi i zgjedhjeve lokale, Fronti për Ndryshim, ka arritur koalicionin qeverisës për Bujanocin me listat zgjedhore që përfaqësojnë serbët dhe romët lokal.

Burimet e FOLonline njoftojnë se parashihet që Frontit t’i takojë 65 përqind e të gjitha pozitave në pushtetin lokal.

Kujtojmë se ditëve të fundit, treshja LPD, PD, PVD kanë zhvilluar bisedime intenzive me listën zgjedhore “ Dr.Dejan” për marrëevshje koalicioni, derisa sipas FOLonline në takimin e fundit ishin paraqitur ofertat konkrete për ndarjen e pushtetit.

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal është caktuar për datën 30 korrik.

Portale të ndryshme nga Lugina kanë qenë publikuar faqen e fundit të dokumentit që supozohet të jetë marrëveshja për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Sipas burimeve jozyrtare, me marrëveshjen e arritur për qeverisjen e Bujanocit, kryetar i Komunës së Bujanocit do të zgjidhet Arbër Pajaziti, derisa kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Driton Rexhepi.

Related Articles

Back to top button