Lajme

Sot 1 muaj nga zgjedhjet në Preshevë, ende ska koalicion që formon shumicën në kuvend

Ende nuk dihet sakt se kur do te formohet shumica ne kuvendin e Presheves.

Jane bere nje muaj qe kur qytetaret e Presheves kane votuar, por pas certifikimit te zgjedhjeve nga Kuvendi Komunal Zgjedhor ende nuk ka ndonje marreveshje mes partive shqiptare ne komunen tone.

Jo zyrtarisht Presheva.AL ka marrur vesh se ka pasur takime te shumta mes PDSH-se dhe PVD-se por pa sukses, madje keto dy parti kane ftuar edhe grupimin qytetar Aleanca per Luginen qe te jete pjese e takimeve per te krijuar nje stabilitet por edhe keto takime nuk kane pasur ndonje rezultat per formimin e koalicionit qeverises.

PVD si parti fituese ne Presheve ka humbur primatin per te krijuar koalicionin dhe si duket PDSH ne krye me Ragmi Mustafen ka marre primatin dhe sot i ka derguar ftesen per takim konsultativ LR-se se Sami Salihut per diskutim per formimin e koalicionit.

PDSH dhe PVD qe te vetme mund te formojne koalicionin, kane mosmarreveshje vetem sa i perket pozites se kryetarit te komunes por qe ky koalcion nese formohet mund te quhet “shumice e ngushte”.

Related Articles

Back to top button