Lajme

“A ja niset me kangtar a” qytetarët i reagojnë Ardita Sinanit, pasi që ka publikuar foton me këngëtarin Bardhi

Kryetarja e Presheves znj. Ardita Sinani ka shpërndarë në Facebook një foto me këngetarin Bardhi. Fotoja ku Bardhi dhe Ardita shihet duken të ulur dhe duke biseduar është bërë në kabinet, atje ku duhej pritur investitoret ose te mirrej me zgjidhjen e problemeve per qytetaret e saj. Kjo ka bërë që komentuesit ta akuzojnë Sinanin, transmeton Presheva.Al.

“Bardhi sot në Preshevë
E prita për t’i uruar mirëseardhje në emër të të rinjëve.
I preferuari i të rinjëve shqiptar sonte do të performoj në koncertin në Preshevë”, është mbishkrimi i Sinanit në një fotografi të Bardhit nga kabineti i saj.

Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi eshte kengetar i njohur ne estraden Kosovare. Kjo ka bërë që komentuesit t’ia kujtojnë Sinanit se ajo ne krye te komunes duhet te merret me zgjidhjen e problemeve dhe jo te pres kengetare ne kabinetin e saj.

“A ja niset me kangtar a. Nvend se me investitor me ja fillu ju me kangtar mja mush xhepin kangtarve.” shkruan një qytetar.

Nje banore nga fshati Shoshaje ia kujton Ardites premtimin qe ajo i ka dhene gjate fushates zgjedhore per te ia shtruar rrugen e tij.

“Po leje ti ket mos e prit po shko shtroma rugen shka mki Premtu se ki tka kushtu sa rruga jeme 500 metra mos u ha me kta se kta kan bo boll pare po kshir boma rrugen ta bi ni Ferrari shoshaj” ka shkruar ky banor.

Kujtojme se edhe Sami Salihu ka kritikuar znj.Sinani se po i genjen
qytetaret e Presheves vetem per tu dukur mire, madje aj ka shkruar se gjithçka eshte propagandë dhe gjithçka eshte fasadë.

Related Articles

Back to top button