A më mirë zhurmaxhi në Kuvend, apo brohoritës nëpër rrugë?!
Shkruan: Nexhmedin Saqipi
Dikur na mësonin politikanët me përvojë, se problemet e qytetarëve duhet të zgjidhen me mjete politike, në mënyrë institucionale, duke përdoruar sloganin politik “Më mirë zhurmaxhi në Parlament, se brohotitës në Bita Pazar?!”
Kur në vitin 2006 disa parti shqiptare nuk ishim të kënaqur me pozitën shqiptare dhe qasjen e partive shqiptare në pushtet, duke filluar me protesta në Preshevë, PDK, PDSH, LPD dhe organizata e Veteranve të UÇPMB-së, prijësit e PVD-së na akuzojshin si ekstremista politik dhe si lëvizje destabilizuese para faktorit ndërkombëtarë dhe në Beograd!
Kërkesat tona gjatë vitit 2006 ishin shumë më serioze dhe në dinjitoze si dhe me kërkesa legjitime të mbështetur në Referendum dhe marrëveshjen e demilitarizimit, për t’ i zgjidhur problemet politike me mjete paqësore dhe dialog, pushteti atëher bëjke pazare dhe hajgare me ne, duke qenë në mesin tonë edhe i ndjeri, kryetari i LPD, Junuz Musliu!
Në shansat e lojërave Politike nuk ka pardon, koha nuk falë, procese të shumta kanë kaluar, historia nuk falë, pas 20 viteve tashti të krijosh probleme artificiale politike të nivelit të ulët dhe pastaj të kërkosh të drejtat e njeriut, po më duket si shumë naive!
Mendoj se shumë më e dobishme dhe më interes për qytetarët e Luginës, do të jetë rruga parlamentare dhe kuvendare, ku do të dialogohet sy me sy me faktorët politikë sesa me ikë nga dualogu!
Ndoshta e kam gabim, duke e ditur nga përvoja se këshillat e mia sa herë nxisin siklet te ata që nuk din dhe nuk kuptojnë në kohë si dhe nuk ecin me kohën!?
Dallimi në foto, protesta e vitit 2006, në Preshevë dhe 2024 në Bujanoc.