Lajme

Batutat e Ramës në Pragë: U ndjetë akull këtu, do të donit pak diell nga Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama, në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, ishte në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.

Paneli ka çuditur kreun e qeverisë, pasi siç tha ai, zakonisht në forume të tilla të cilat ai i quajti “lokomotivë me avull nga Ballkani”, e vendosin me 5-6 përfaqësues. Sot, tha Rama, “jam në një makinë elektrike me dy individë”, duke iu referuar dy liderve nga veriu i Europës. Ndërsa shtoi se ata do të donin diell nga Shqipëria për të rritur temperaturën.

“Nuk e di çfarë menduat kur më vutë në krah të këtyre dy personave, se zakonisht më vini në atë lokomotivën me avull nga Ballkani nga 5-6 njerëz. Ndërkohë që jam në një makinë elektrike me dy individë. Ndjehem mirë në fakt. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë. E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm dhe në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur temperaturën këtu”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button