Kryetarja e Preshevës e fillon udhëheqjen e komunës me “prit e percjell”
Keyetarja aktuale e komunes se Presheves znj.Ardita Sinani me date 30 korrik 2024 eshte votuar me 24 vota per qe te udheheq komunen e Presheves ne koalicionin qeverises mes PVD-se, PDSH-se dhe UDSH-se.
Ajo ne profilin e saj zyrtar ne rrjetin social facebook diten e seances ka publikuar fjalimin e saj para keshilltareve dhe para qytetareve te Presheves. Mirepo me pas ka vazhduar udheheqjen vetem me pritje percjellje, urime dhe pershendetje per postin e kryetares.
Se fundmi ajo ka pritur kengetarin Bardhi ne kabinetin e saj i cili ka performuar mbreme ne Presheve, kane qene te shumta komentet qe fillimi i qeverisjes nuk duhet nisur me pritje te kengetareve ne zyre por te investitoreve.
Kujtojme se kritik ne fillimin e udheheqjes ka qene edhe Sami Salihu i cili ka shkruar se “Kjo është kryetarja e Preshevës. Një kryetare që nuk ngurron t’i gënjejë qytetarët e komunës vetëm për t’u dukur mirë. Gjithçka propagandë. Gjithçka fasadë”.