Lajme

Kuvendi në Preshevë tash ka opozitë të re

Nga e martja që kaloi, Kuvendi i Preshevës e ka një opozitë të re.

Me date 30 korrik ka vazhduar seanca konstituive per themelimin e institucioneve ne Presheve. Ne kete seance jane zgjedhur, qe nga kryetari i kuvendit, zv kryetari i komunes dhe kryetarja e komunes se Presheves.

Ne vendin e Sami Salihut tash e tutje, do të ulet Agim Sabedini, kryetar i porsazgjedhur i kuvendit te Presheves nga rradhet e PDSH-së.

Ne kuvendin e Presheves ne kete pushtet pozita e mehershme do te jete ne opozite. Sipas marreveshjes se koalicionit ne udheheqje te pushtetit do te jene PVD-PDSH-UDSH.

Ndersa ne opozite pas disa viteve do te jene APN dhe LR dhe Aleanca per Luginen. Edhe pse ne seancen konstituive te mbajtur me 30 korrik, Aleanca per Luginen ka dhene blanko votat per kryetarin e kuvendit Agim Sabedini, zv.kryetarin e komunes se Presheves Ragmi Mustafa dhe kryetaren e komunes Ardita Sinani, ajo do te jete se bashku me APN-ne dhe LR-ne ne opozite.

Kujtojme se opozita e re nga APN-LR-AL do te kete kapacitet te beje nje opozitarizem te forte ndaj pushtetit te PVD-PDSH-UDSH.

Related Articles

Back to top button