Lajme

Martesat në Preshevë: Meshkujt martohen në 29.7 vjeç dhe femrat 27 vjeç

Në territorin e rrethit të Pçinit, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Republikës, mosha mesatare e dhëndrit në momentin e martesës në vitin 2023 ishte 30.5 vjeç. Një vit më parë, në vitin 2022, mosha e mëparshme ishte 30.1 vjeç, ndërsa në 2021 dhe 2020 ishte 29.6 vjeç. Mosha mesatare e nuses në momentin e martesës në vitin 2023 ishte 27.6 vjeç, në vitin 2022 ishte 27 vjeç dhe ashtu si te burrat e njëjta mesatare ishte në 2021 dhe 2020 – 26.6.

Në komunën e Preshevës mosha mesatare e meshkujve që martohen në vitin 2023 ka qenë 29,7 vjeç, në vitin 2022 28,9, në vitin 2021 28,3, në vitin 2020 28,7, ndërsa për gratë mosha mesatare kur martohen është 27 vjet në vitin 2023, në vitin 2022 është 26.21 dhe në vitin 2020, 25.9 vjet.

Në komunën e Bujanocit, mosha mesatare e martesës së meshkujve që martohen në vitin 2023 është 29.6 vjet, në vitin 2022 29.3, në vitin 2021 29.2 dhe në vitin 2020 29.6 vjet. Për femrat në 2023 është 26.6, në 2022 26.1, në 2021 26.2 dhe në 2020 26.1.

Related Articles

Back to top button