Lajme

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian kanë filluar punimet në zonën industriale në Çukarkë

Në Preshevë me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) kanë filluar punimet për ndërtimin e infrastrukturës komunale në Zonën Industriale në fshatin Çukarkë me qëllim të krijimit të kushteve për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Fondet e grantit në vlerë prej gati 620 mijë euro, të cilat BE-ja i ka siguruar përmes programit EU PRO Plus në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, do të përdoren për ndërtimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike, rrjetit të ujësjellësit, rrugëve, si dhe instalimi i ndriçimit publik.

“Me përfundimin e punimeve në infrastrukturën komunale në zonën industriale, me një sipërfaqe prej 16 ha, do të sigurojmë kushte të favorshme për të bërë biznes në komunë. Duke qenë se zona ndodhet afër Korridorit 10, ajo ka potencial të madh për investime dhe forcimin e ekonomisë lokale, e cila çon në hapjen e vendeve të punës dhe një standard më të mirë të jetesës për bashkëqytetarët tanë”, tha kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Komuna e Preshevës merr pjesë në realizimin e këtij projekti me një shumë të konsiderueshme prej 544.000 euro.

“Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Komuna e Preshevës ka filluar punën në pajisjen infrastrukturore të zonës industriale me qëllim të përmirësimit të konkurrencës së komunës dhe ekonomisë lokale. Përmes programit të BE-së PRO Plus, BE-ja i kushton vëmendje të veçantë komunave më të vogla sepse është e rëndësishme të krijohet një mjedis i favorshëm biznesi për investime dhe mundësi punësimi në to, në mënyrë që të rinjtë të kenë perspektivën e qëndrimit për të jetuar dhe punuar në qytetet e tyre. “ tha menaxherja e programit EU PRO Plus Olivera Kostiq. Ajo përkujtoi se në periudhën paraprake, me mbështetjen e BE-së, baza për punimet në zonë u vendos përmes hartimit të një plani rregullues të detajuar, dhe se Presheva është në mesin e 20 pushteteve lokale në rajonet e Shumadisë dhe Serbia Perëndimore dhe Serbia Jugore dhe Lindore në të cilat BE-ja përmes programit EU PRO Plus mbështet projektet e përmirësimit të infrastrukturës së biznesit me më shumë se pesë milionë euro. Këto projekte synojnë të përmirësojnë konkurrencën në nivel lokal duke përmirësuar kushtet e biznesit dhe duke tërhequr investime të reja.

Punimet në zonën industriale në Preshevë, të cilat do të zgjasin 90 ditë, po i kryen kompania Saba Belça nga Presheva, e cila është përzgjedhur në procedurën e prokurimit publik të zhvilluar nga komuna e Preshevës.

Related Articles

Back to top button