Lajme
Shqiptari nga Bujanoci, arrestohet se komentoi në facebook: “Vetëm arma e UÇK-së e zgjidh problemin”

Prokuroria e lartë publike në Vranjë ka urdhëruar arrestimin e S.L. nga Bujanoci për veprën penale “Nxitja e urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe intolerancës”.
Ai akuzohet se ka shkruar koment ne rrjetin social facebook, “Vetëm arma e zgjidh problemin në Bujanoc, çfarë protesta, çfarë bakri” nën artikullin e publikuar me titull “Studentët bëjnë thirrje për protestë të shqiptarëve në Bujanoc” në portalin bujanovacke.rs më 8 gusht 2024.
Personi do të dërgohet për marrje në pyetje në VJT me kallëzim penal.