Lajme

Dje në protestë kundër pushtetit të Vuçiqit, sot Ardita e Ragmija e presin në takim me lule përfaqësuesin e qeverisë Serbe

Ne marshin protestues u panë në rend të parë madje duke mbajtur edhe mesazhe kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë që i bëhet nga Serbia.

Të nesërmen e pritën në takim përfaqësuesin e pushtetit të Vuçiqit me lule dhe buzëqeshje.

Krejt kjo ndodhi para gjithë qytetarëve madje edhe vet kryetarja e Preshevës publikoi fotot në takim me Kryetarin e Trupit Koordinues Nenad Mitroviq.

Ka qene reagim i menjehershem i opozites ne Presheve per kete hap te cilin Ardita dhe Ragmi Mustafa kane bere.

Sami Salihu nga Levizja per Reforma ka shkruar se dyshja Ardita-Ragmi, Nenad Mitroviqin e presin ne takim me lule.

“As 24 orë pasi marshuan ne rrugë kundër pushtetit të Vuciqit, dyshja Ardita-Ragmi sot në takim me lule me përfaqësuesin e pushtetit të Vuciqit.
Si i bjen me u taku të nesermen me lule me atë që e ke shpallë një ditë më herët si shtypes i popullit tënd?
Sic do thoshte Kryeministri i Kosovës: A me koordinim, a pa koordinim?
Ajo e protestës dje është rrena e tyre.
Ajo e luleve sot është e vërteta e tyre.” ka shkruar Salihu ne rrjetin social facebook.

Reagimi tjeter ka ardhur edhe nga Almin Shaqiri nga rradhet e APN-se i cili ka shkruar “Dje me parrulla e në ballë të protestës e sot me lule e buzëqeshje me ata që dje po i kundërshtonim bashkë!”

“A thua vallë si ndjehen qytetarët që ishin “dje”në protest nga këto dy foto “sot”!
Dje me parrulla e në ballë të protestës e sot me lule e buzëqeshje me ata që dje po i kundërshtonim bashkë!
Mos e zbehni kauzën e madhe të popullit shqiptarë në Luginë për interesa tuaja personale!
Kjo qeverisje e tmerrshme duhet të bie sa më shpejtë!” ka shkruar Shaqiri.

Kujtojme se edhe vet Nenad Mitroviq ne rrjetet zyrtare te Trupit koordinues per Presheve, Bujanoc dhe Medvegje ka shkruar per kete takim, duke thene se ne takim jane diskutuar problemet aktuale ne komunen e Presheves.

“Në takim u diskutua për problemet aktuale administrative dhe komunale, me marrëveshje që zgjidhja e tyre të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Mitroviq bëri të ditur se Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i forcojë aktivitetet e tij përmes takimeve të rregullta me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që paraqet një hap drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në këto komuna.” thuhet ne njoftimin per media nga zyrja per informim e Trupit koordinues.

Related Articles

Back to top button