Lajme

Kryesisht me diell dhe ngrohtë sot në Preshevë

Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, ndërsa pasdite me zhvillim lokal të vranësirave, priten reshje të shkurtra dhe bubullima vetëm në disa vende në rajonet kodrinore dhe malore, njofton Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ).

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore dhe verilindore. Temperatura më e ulët nga 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga 31 deri në 35 gradë Celsius.

Situata e pritshme biometeorologjike do të ketë një ndikim relativisht të pafavorshëm për shumicën e personave të sëmurë kronikë dhe të ndjeshëm.

Kujdes këshillohet për personat me probleme të zemrës. Reaksionet meteoropatike mund të shprehen në formën e dhimbjes së kokës.

Related Articles

Back to top button