Në Preshevë mbahet marshi protestues “Për identitet dhe dinjitet”
Në Preshevë ka vazhduar marshi protestues në moton “Marsho për identitet dhe dinjitet”.
Marshi protestues ka filluar nga stadiumi i qytetit dhe ka vazhduar deri te qendra e qytetit. Përveç pankartave me mesazhe që kanë mbajt banorët ata kanë vendosur edhe mesazhe pranë institucioneve si në stacionin policor ashtu edhe ne shtepine e shëndetit në Preshevë. Pranë stacioni policior është vendosur mesazhi “Kthema adresën” ndersa në shtëpinë e shëndetit “shtëpia s̶h̶ën̶d̶e̶t̶i̶t̶ diskriminimit”
Në protestë kanë marr pjesë qytetarë shqiptarë të shumtë dhe politikan nga Presheva e Bujanoci.
Kjo protestë është mbajtur për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.
Protesta ka pas pë qëllim ndërprerjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punës dhe institucione të hapura për të gjithë.
Marshi protestues do të vazhdojë edhe nesër në qytetin e Bujanocit.