Lajme

Ragmi Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do ti bashkohet Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha së kjo është protesta e dytë pas saj që u mbajt në Bujanoc dhe sipas tij kjo nuk është protesta as e parë dhe e fundit që ka të bëj më pakënaqësinë e shqiptarëve në Luginë.

Sipas Mustafës, herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës.

“Preshevarët janë gjithmonë ata të cilët prijën proceset politike në Luginë të Preshevë, me këtë është shpreh një pakënaqësi të jetës shoqërore: E para, për shkak të pasivizimit të adresave tendencë e hapur për spastrim etnik, mos kthimin e gjykatave të Prokurorisë në Preshevë, mos lejimi të simbolit kombëtar, mos lejimi i teksteve që botohen në Kosovë, mos kthimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit që në vitin 2020 e mori Policia e Serbisë”, tha Musfafa për RTK.

Shqiptarët kërkuar që të ketë edhe njohje të diplomave të të gjithë të rinjve të Preshevës të cilët i kanë përfunduar studimet në Kosovë dhe punësimi i kuadrove në institucionet shtetërore dhe një varg të drejtash të cilat po i mohohen komuniteti shqiptar.

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke përdorur mjetet politike, karshi albanafobisë që është prezentë në politikën e Serbisë.

Ai ka kërkuar që të ketë mbështetje nga faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri dhe një ditë, herët a më vonë që Lugina të jetë pjesë e Republikës së Kosovës.

“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, kanë kthyer sytë e ndjenjën e shpirtin ka Prishtina e Tirana. Në këtë drejtim angazhimi e jetësimi i politikës shqiptare është në këtë tre komuna është që një ditë herët a më vonë të bëhen pjesë integrale të Republikës ku ndjehen të lirë dhe të barabartë”, tha ai.

Related Articles

Back to top button