Lajme

Ragmi Mustafa thotë se futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është sjellje albanofobe, propozon ribashkimin me Kosovën

Të dashur qytetar shqiptar të Luginës së Preshevës!
Sjellja albanofobe e presidentit serb me vendimin për shërbim ushtarak të obliguar në serbi e madje për t’i shmangur shqiptarët nga bindja e tyre fetare tradicionale përmes vazalëve të tij predikues fetar boshnjak në këto dy ditë e fundit janë vetëm fillim i ndërtimit të kulmit të pasigurisë së shqiptarve në autoktoninë e tyre stërgjyshore. Jetësisht është e njohur se shqiptarët e Luginës së Preshevës NUK kanë as më të voglën siguri që plot tridhjetëepesë vite të hyjnë në kazerma ushtarake të serbisë. E tepërt dhe e papërballueshme ishte që të rinjtë tanë të ktheheshin në arkivol nga shërbimi ushtarak serb i shkaktuar me procese të montuara politike. E kjo, tani të rikthehet, në këtë kohë pafundsisht është e papranueshme për secilën familje shqiptare. Shërbimi ushtarak i obliguar në serbi përbën kulmin e presionit albanofob karshi atyre presioneve për shlyerjen e shqiptarëve nga regjistri civil, mosnjohja e diplomave të arritura në Universitetet e Kolegjet Universitare në Republikën e Kosovës, mosangazhimi i shqiptarëve në institucione shtetrore, pazhvillueshmëria ekonomike me shkallë rreth 75% të qytetarëve shqipëtar të papunë, koncentrimi i shumëfisht i forcave ushtarake e policore në zonat e banuara me shqiptar, problemet e disa decenieve me tekste mësimore në shkolla fillore e të mesme dhe çka jo tjetër!

Është koha që publikisht e gjith politika shqiptare të artikulojmë pastër e me zë të lartë orientim e domosdoshëm politik tonin që buron në amanetin e dëshmorëve tanë ndër shekuj për Ribashkim me Republikën e Kosovës. Në këto çaste kritike për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ndihmojnë protestat e moderuara të shoqëruara me marshe paqësore por demostrata demokratike e kombëtare duke e thënë troç DUAM BASHKIM ME KOSOVË. Kjo nuk vie nga një ndjenjë patriotike e as ultranacionaliste por vie nga presioni i papërballueshëm shtetror serb që ushtrohet ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kur mirfilli gjith ne po e shohim se para syve tanë se Lugina e Preshevës po zbrazet e boshatiset nga të rinjtë shqiptar. Po, ftesat për shërbim ushtarak në kazermat serbe prodhojnë dëbimin më MASIV të të rinjëve tanë nga trojet tona stërgjyshore e autoktone

Prandaj, ftoj bashkësinë ndërkombëtare që në kohë reale të reagoj duke ndërhy në ligjin serb gjithashtu në kohë reale ashtuqë shqiptarëve të Luginës së Preshevës tu lejohet kryerja e shërbimit ushtarak në Shqipëri, Kosovë apo kudoqoftë në vendet e Bashkimit Europian. Ne nuk i ikim këtij obligimi si shërbim ushtarak për të rinjë, por do ti ikim trishtimit e mallkimit që prodhon ky shërbim ushtarak në kazamatet serbe ushtarako-policore.

Related Articles

Back to top button